Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ultimatum Apple dhe Google: Brenda tre muajve të ardhshëm merrni masa për bllokimin e imazheve nudo
Qeveria britanike ka kërkuar nga kompanitë Apple dhe Google të bllokojnë imazhet nudo nga telefonat inteligjente dhe pajisjet e tjera.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer kompanive që të përditësojnë softuerët e tyre të parandalojnë personat nën 18 vjeç që të shkarkojnë, dërgojnë ose shikojnë përmbajtje seksuale.
Ai tha se kjo nuk është një sfidë e pamundur dhe se këto kompani mund të gjejnë një zgjidhje. “Kjo nuk është një sfidë e pamundur. Këto janë disa nga kompanitë më inovative në botë dhe besoj se ato mund të gjejnë një zgjidhje.”- tha Starmer.
Qeveria ka njoftuar se do të miratojë një legjislacion ku do të detyrojë kompanitë t’i zbatojnë nëse nuk do t’i zbatojnë vullnetarisht brenda tre muajve të ardhshëm.
Starmer sqaroi gjithashtu se legjislacioni do të ndërhyjë jo vetëm te ofruesit e sistemeve por edhe te hallkat e tjera siç janë shitësit me pakicë, pa ndikuar në përdorimin e pajisjeve te të rriturit.
Pak këtyre deklaratave kompania Google tha se është “thellësisht e përkushtuar për mbrojtjen e fëmijëve në internet” dhe se po punon me autoritetet britanike për të gjetur zgjidhje efektive që do të mbrojnë privatësinë.
Sipas shifrave qeveritare, 91% e raporteve online të abuzimit seksual me fëmijë në vitin 2024 përmbanin materiale që vetë fëmijët i kishin krijuar, ndërsa i mituri mesatar ekspozohet ndaj përmbajtjes pornografike deri në moshën 13 vjeç.
Rregullat e propozuara nuk do t’i pengonin të rriturit mbi 18 vjeç të hynin në përmbajtje të tillë.
Njoftimi vjen ndërsa Starmer thuhet se po përgatit masa të reja për të kufizuar aksesin e fëmijëve në mediat sociale, me njoftime që priten së shpejti.
Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se kompanitë e teknologjisë “kanë një detyrë morale për ta bërë të pamundur që fëmijët të marrin, ndajnë ose shikojnë imazhe nudo” dhe paralajmëroi se mosveprimi në këtë drejtim do të çonte në ndërhyrje legjislative.
Dosja Epstein, asistentja Lesley Groff do të dëshmojë para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
Droni shpëton dy anëtarë të ekuipazhit amerikan pas rrëzimit të helikopterit Apache në brigjet e Omanit
SHBA: Bosnja nuk mund ta shtyjë ndërprerjen e varësisë nga gazi rus
- 15:16 Rama me gazetarët evropianë: Protesta është e drejtë themelore, kam marrë pjesë edhe vetë në të kaluarën
- 15:14 Rama i përgjigjet senatorit amerikan: Shqipëria nuk duhet trajtuar si pjesë e politikës së brendshme të SHBA-së
- 14:57 “Detektori i gënjeshtrave” dhe i të vërtetave që dhembin, mes një çifti “molotov”- këtë të premte në TK
- 14:54 Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Mesazhi i qytetarëve ishte i qartë, duhet lexuar siç duhet nga forcat politike
- 14:46 Dosja Epstein, asistentja Lesley Groff do të dëshmojë para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
- 14:28 Pamja e fundit e 34-vjeçarit Eglant Koçi, dyshohet se u rrëmbye për paratë digjitale