Rama me gazetarët evropianë: Protesta është e drejtë themelore, kam marrë pjesë edhe vetë në të kaluarën

9 Qershor 2026 | 15:16

Në një takim me gazetarë të mediave nga vendet e Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama deklaroi se e konsideron protestën si një të drejtë themelore demokratike dhe se edhe ai vetë ka marrë pjesë në protesta në të kaluarën.

Ai solli në kujtesë edhe protestën e 21 janarit të vitit 2011, ku tha se nga kjo godinë, ku ata ndodhen sot, gjatë asaj proteste u qëllua dhe u vranë me armë zjarri katër protestues, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rënda në historinë politike të vendit.

“Për mua është një epokë ndryshe, një moment ndryshe në histori, dhe është vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit të protestojnë pa asnjë problem. Kjo për mua është një arritje për të cilën shqiptarët kanë luftuar gjatë, jo vetëm gjatë komunizmit, por edhe pas tij,” u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se protesta aktuale është nxitur, sipas tij, nga një akt dhune i ushtruar nga një roje sigurie ndaj një protestuesi, në kufirin e një territori ku prej më shumë se një jave vijojnë reagimet publike.

Ai shtoi se pas incidentit janë marrë masa të menjëhershme, duke përfshirë arrestimin e drejtorit të policisë, shkarkimin e njësisë që nuk ndërhyri në kohë për të parandaluar ngjarjen, si dhe vendosjen nën hetim të kompanisë private të sigurisë, të cilës i është hequr edhe licenca.

Sipas Ramës, videoja e incidentit është bërë virale dhe ka ndezur reagime të forta publike, duke hapur një debat të gjerë mbi pronën, zhvillimin dhe mënyrën e menaxhimit të situatës nga autoritetet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen 80 milionë euro

Mesazhet e shkëmbyera në platformën e komunikimit të koduar SKY ECC kanë zbuluar një rrjet të krimit të organizuar me bazë në Kosovë, i dyshuar...
16:39 | 09/06/2026

Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar, identifikohet autori

Policia e Tiranës ka zbardhur një pjesë të rëndësishme të rrethanave të zhdukjes së Eglant Koçit, 34 vjeç, i denoncuar si i humbur nga familjarët...
13:26 | 09/06/2026

Dhunimi i drejtorit të AKU-së Shkodër, autori në kërkim. Arrestohet bashkëpunëtori i tij

Policia e Shkodrës ka hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur më 21 maj, ku u dhunua drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër,...
12:42 | 09/06/2026