Protesta kundër projektit në Zvërnec në Suedi, thirrje për tubim në Stokholm

9 Qershor 2026 | 16:03

Kundërshtimi ndaj projektit turistik në Zvërnec dhe Sazan po zgjerohet edhe jashtë Shqipërisë. Përmes rrjeteve sociale është shpërndarë një thirrje për protestë paqësore në Stokholm të Suedisë, e planifikuar të mbahet më 13 qershor.

Sipas posterit të publikuar, manifestimi do të zhvillohet në sheshin Mynttorget, nga ora 15:00 deri në 17:00, nën sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”. Organizatorët deklarojnë se protesta synon mbrojtjen e natyrës së mbrojtur të Shqipërisë, transparencën dhe respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.

Në materialin promovues përmenden në mënyrë të veçantë Zvërneci dhe Sazani, ndërsa flamingoja është përdorur si simbol i fushatës kundër projektit. Protesta vjen në një kohë kur kundërshtimet ndaj investimit kanë hyrë në ditët e tyre të njëpasnjëshme në Shqipëri dhe kanë tërhequr vëmendje edhe në diasporë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe më të mira për zemrën

Udhëzimet për ushqyerjen e shëndetshme rekomandojnë konsumin e 5 racioneve me fruta e perime çdo ditë. Por një studim i ri i publikuar në revistën...
18:06 | 09/06/2026

Taksistët e Sarandës në protestë para bashkisë, përplasen me policinë

Informaliteti në sektorin e transportit ka detyruar një pjesë të taksistëve të Sarandës të lënë punën dhe të protestojnë para Bashkisë së Sarandës. Sipas tyre,...
17:56 | 09/06/2026

Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen në shesh

Edhe këtë të martë, në orën 18:00, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 10-të të protestës...
17:48 | 09/06/2026