Rama për ishullin e Sazanit: Nuk po e shesim, është pronë e Shqipërisë

9 Qershor 2026 | 16:51

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, përveç diskutimit që bëri për çështjen e Zvërnecit, u ndal edhe te ishulli i Sazanit.

Kreu i qeverisë u shpreh se ishulli i Sazanit nuk ka asnjë projekt, por si fillim, sipas tij, ka nevojë për një marrëveshje.

Rama u tha gjithashtu gazetarëve të BE-së se Sazani nuk po shitet dhe as nuk ka pasur përpjekje për ta blerë. Edhe nëse do të kishte, Rama u shpreh se alternativa nuk do të pranohej, sepse ishulli u përket shqiptarëve.

“Ishulli i Sazanit nuk ka nevojë për një projekt pikë së pari, ka nevojë për një marrëveshje. S’kemi marrëveshje për ishullin e Sazanit sepse po negociojmë prej 2 vitesh. Kurrë s’kanë kërkuar ta blejnë ishullin. Edhe po të kërkonin, kurrë nuk na ka shkuar ndonjëherë nëpër mend alternativa për të shitur ishullin. Marrëveshja ka të bëjë me sipërmarrjen e përbashkët mes investuesit dhe Shqipërisë. Ishulli u përket shqiptarëve, Republikës së Shqipërisë. Aty ku do të ndërtohet, do të ketë pronësi të objektit. Po negociojmë. E kuptoni pse jam, si ta them, nuk jam as i zemëruar, i frustruar deri në kockë sepse sheh gjithë këto foto, ishulli i Sazanit i ndërtuar me kulla Trump, këtej thuhet turp t’i vijë Edi Ramës. Është krejt e kundërta, po negociojmë. Shteti shqiptar do të fitojë prej kësaj. Për ishullin nuk kanë ende asnjë skicë të paraqitur sepse nuk kanë asnjë marrëveshje”, tha kryeministri Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Krimi i organizuar po sofistikohet”, Hita: Përmes metodologjisë së Europolit po analizojmë grupet kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë të martën në aktivitetin për prezantimin e Vlerësimit të Kërcënimit nga Krimi i Organizuar...
18:47 | 09/06/2026

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Pasi qëndruan për rreth 30 minuta në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë. Gjatë marshimit, qytetarët bën thirrje ku...
18:43 | 09/06/2026

Studimi: Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe më të mira për zemrën

Udhëzimet për ushqyerjen e shëndetshme rekomandojnë konsumin e 5 racioneve me fruta e perime çdo ditë. Por një studim i ri i publikuar në revistën...
18:06 | 09/06/2026