Botërori 2026, rriten mashtrimet online ndaj tifozëve, ekspertët: Mijëra faqe të rreme për vjedhje të dhënash

9 Qershor 2026 | 17:27

Ndërsa tifozët në mbarë botën presin fillimin e Kupës së Botës 2026, ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se kriminelët online kanë nisur tashmë fushata mashtruese për të vjedhur të dhëna personale dhe financiare.

Sipas kompanive të sigurisë kibernetike “Fortinet” dhe “Check Point”, janë identifikuar mijëra faqe interneti të lidhura me Botërorin, të krijuara për të imituar faqet zyrtare të FIFA-s apo dyqane online të rreme.

Në total, nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar rreth 13 mijë faqe interneti me tematikë “Botërori 2026”, ku disa prej tyre janë klasifikuar si dashakeqe dhe të rrezikshme për përdoruesit.

Qëllimi i këtyre faqeve është të mashtrojnë qytetarët për të marrë të dhëna sensitive si numra kartash krediti, informacion personal dhe kredenciale hyrjeje, shpesh duke ofruar bileta false apo shërbime të rreme.

Paralelisht, kriminelët kanë krijuar edhe rreth 1.700 profile të rreme në rrjete sociale si Facebook dhe Instagram, ku publikojnë njoftime për punë të rreme të lidhura me organizimin e turneut, përfshirë logjistikën, akomodimin dhe shërbimet mediatike.

Gjithashtu, janë identifikuar edhe faqe dhe lidhje të rreme që premtojnë transmetim online të ndeshjeve, të përdorura për të tërhequr tifozët dhe për t’i ekspozuar ndaj mashtrimeve.

Autoritetet dhe ekspertët këshillojnë përdoruesit të verifikojnë gjithmonë burimin e faqeve, domain-in dhe adresat e email-it përpara çdo klikimi apo transaksioni online.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi ndaj helikopterit amerikan në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani qëndron pas kësaj, SHBA duhet t’i përgjigjet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ushtria amerikane e informoi se Irani rrëzoi një helikopter Apache të ushtrisë që u rrëzua në brigjet e...
19:05 | 09/06/2026

Sulmohet një avion amerikan në Ngushticën e Hormuzit, shpëtohen dy anëtarët e ekuipazhit

Dy anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të ushtrisë amerikane që u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit të hënën u shpëtuan nga një dron detar...
19:00 | 09/06/2026

Paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë, BE synon sërish kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill

Bashkimi Evropian po përpiqet sërish të vendosë sanksione ndaj Patriarkut Kirill, kreut të Kishës Ortodokse Ruse, pasi Hungaria vuri veton ndaj këtij vendimi në vitin...
18:53 | 09/06/2026