Teuta prezanton mbrojtësin kampion, Fangaj afrimi i parë i merkatos
9 Qershor 2026 |
17:47
KF Teuta njofton se Abdurrahman Fangaj është futbollisti i parë që i bashkohet ekipit në merkaton e verës.
28-vjeçari, i cili aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, bashkohet me “Djemtë e Detit” pas eksperiencës me Egnatian, ku fitoi tre herë radhazi titullin kampion dhe ishte një nga lojtarët kryesorë të skuadrës rrogozhinase.
Trajneri Edlir Tetova i njeh mirë cilësitë e tij dhe me afrimin e mbrojtësit shkodran, Teuta pritet të fitojë më shumë cilësi dhe eksperiencë në repartin difensiv.
Në sezonin që sapo u mbyll, Fangaj zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke grumbulluar 3,233 minuta dhe duke kontribuar me 4 asistime.
Lajme të Sugjeruara
Kupa e Botës 2026, anulohen biletat për tifozët e Iranit pak ditë para turneut
Federata e Futbollit të Iranit (FFIRI) ka bërë të ditur se është revokuar alokimi i biletave për tifozët e saj në fazën e grupeve të...
Botërori 2026, rriten mashtrimet online ndaj tifozëve, ekspertët: Mijëra faqe të rreme për vjedhje të dhënash
Ndërsa tifozët në mbarë botën presin fillimin e Kupës së Botës 2026, ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se kriminelët online kanë nisur tashmë fushata mashtruese...
Irani: SHBA heq kuotën e biletave për tifozët në Kupën e Botës, FIFA të veprojë
Federata e Futbollit e Iranit ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë hequr kuotën e biletave të ndara për tifozët iranianë për Kupën...
- 20:01 Kupa e Botës 2026, anulohen biletat për tifozët e Iranit pak ditë para turneut
- 19:46 Protestuesi nga Gjermania: Diaspora dhe intelektualët të krijojnë një front politik
- 19:45 Me fotot e dëshmorëve në duar, qytetarët e Gjirokastrës në protestë në ditën e tretë kundër projektit të Zvërnecit
- 19:36 Aksident në aksin Korçë–Maliq, një i plagosur pas përmbysjes së një automjeti
- 19:32 Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara në Velipojë, Lamallari: Lufta kundër narkotikëve, prioriteti ynë i pandryshueshëm
- 19:30 Operacioni i kërkim-shpëtimit në Polis, gjenden pas dy ditësh turistët gjermanë