Administrata Tatimore rihap procesin, prindërit e refuzuar për shpenzimet e arsimit mund të riaplikojnë në DIVA

9 Qershor 2026 | 18:18

Prindërit që janë refuzuar për përfitimin e kompensimit nga zbritja e shpenzimeve arsimore për fëmijët, do të kenë mundësi të riaplikojnë brenda deklaratës DIVA. Administrata Tatimore njofton se ka hapur sërish sistemin për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.

Individët të cilëve u është refuzuar kërkesa për shkak të mungesës së faturave të fiskalizuara, mund të riaplikojnë dhe të përfitojnë nga skema nëse plotësojnë dokumentacionin përkatës.

Administrata Tatimore ka nisur gjithashtu njoftimin e aplikuesve, dosjet e të cilëve nuk janë miratuar gjatë verifikimit, pasi nuk janë ngarkuar faturat tatimore që provojnë shpenzimet e deklaruara për arsimin e fëmijëve.

Sipas sqarimeve zyrtare, refuzimi fillestar nuk nënkupton humbjen e të drejtës për përfitim. Çdo individ që disponon faturat e fiskalizuara mund të paraqesë një kërkesë të re, duke ndjekur procedurat e përcaktuara nga drejtoritë rajonale dhe duke ngarkuar dokumentacionin në sistem.

Administrata Tatimore thekson se faturat e fiskalizuara janë kusht i domosdoshëm për miratimin e zbritjes së shpenzimeve, në përputhje me ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale.

Nga kjo skemë përfitojnë individët me të ardhura bruto vjetore deri në 1.2 milionë lekë dhe që kanë fëmijë në ngarkim. Përveç zbritjes së tatueshme prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç, ata mund të përfitojnë edhe zbritje të shpenzimeve arsimore deri në 100 mijë lekë, me kusht që të dokumentohen me faturat përkatëse.

Sipas administratës, përfitimi total për familjet që plotësojnë kriteret mund të arrijë deri në rreth 250 euro. Ndërkohë, ka nisur edhe procesi i rimbursimit të tatimit për individët që kanë deklaruar fëmijët në DIVA për vitin 2025. Deri tani kanë përfituar 34.263 individë, me një shumë totale prej 517.7 milionë lekësh të kthyera në favor të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbimi valutor 9 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
10:29 | 09/06/2026

Inflacioni në Shqipëri drejt rritjes, INSTAT publikon shifrat e majit

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, norma vjetore e inflacionit u rrit nga 2.8% në prill në 3% në maj, duke reflektuar shtimin e...
16:59 | 08/06/2026

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme trondit tregjet globale, rritet ndjeshëm çmimi i naftës

Tregjet globale janë tronditur në fillim të javës pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit. Sulmet ajrore dhe përplasjet mes...
16:39 | 08/06/2026