Operacioni i kërkim-shpëtimit në Polis, gjenden pas dy ditësh turistët gjermanë

9 Qershor 2026 | 19:30

Ka përfunduar me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistët gjermanë, të cilët prej rreth dy ditësh kishin humbur kontaktet në zonën malore të Polisit. Turistët janë gjetur këtë të martë shëndoshë e mirë në zonën e Stravajt, në Bashkinë Prrenjas, pas një operacioni intensiv të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.

Sipas informacioneve paraprake, dy turistët kishin mbetur të bllokuar pranë malit të Gaferrit, në zonën e Sopotit, pasi automjeti me të cilin udhëtonin kishte pësuar defekt në një rrugë të thellë malore. Për shkak të mungesës së sinjalit telefonik, ata nuk kanë mundur të komunikojnë me familjarët apo autoritetet.

Menjëherë pas denoncimit të humbjes së kontakteve, policia dhe ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit nisën kontrollet në disa zona të Polisit dhe Sopotit, duke u bazuar në itinerarin e lëvizjeve të turistëve.

Pas kërkimeve në terrenin e vështirë malor, ekipet arritën t’i lokalizonin dy shtetasit gjermanë pranë automjetit të dëmtuar. Sipas autoriteteve, ata ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Operacioni u mbyll me sukses, ndërsa autoritetet vlerësuan bashkëpunimin mes Policisë, ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe banorëve të zonës që ndihmuan me informacione gjatë kërkimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Protestë model”, Karamuço: Protestuesit të kenë kujdes nga provokatorët dhe të infiltruarit

I ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço u shpreh se protesta në Tiranë kundër...
21:56 | 09/06/2026

Fier, Rama protestuesve: Hesapi zgjidhet duke u ulur në tryezë, jo duke kërkuar largimin e qeverisë

Partia Socialiste dega Fier festoi sot 35-vjetorin e themelimit, në një aktivitet të zhvilluar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin...
20:49 | 09/06/2026

Protestuesit ndezin dritat e telefonave dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë përpara Kryeministrisë, ku të pranishmit mbajtën edhe fjalime, qytetarët ndezën dritat e telefonave dhe më pas nisën marshimin në...
20:43 | 09/06/2026