Kupa e Botës 2026, anulohen biletat për tifozët e Iranit pak ditë para turneut
Federata e Futbollit të Iranit (FFIRI) ka bërë të ditur se është revokuar alokimi i biletave për tifozët e saj në fazën e grupeve të Kupës së Botës, vetëm pak ditë para nisjes së turneut.
Sipas federatës iraniane, rregullat e FIFA-s parashikojnë që çdo federatë pjesëmarrëse të marrë 8% të biletave për ndeshjet e saj, për t’ua shpërndarë tifozëve. Megjithatë, FFIRI thotë se këto bileta nuk mund të ofrohen më për tifozët iranian.
“Privimi i tifozëve iranianë nga qasja në kuotën e tyre zyrtare të biletave është një veprim në kundërshtim me frymën e garave ndërkombëtare dhe parimin e barazisë mes vendeve pjesëmarrëse”, thuhet në deklaratën e federatës.
FFIRI shton se ky zhvillim ngre pyetje serioze mbi ndërhyrjen e faktorëve politikë dhe jo-sportivë në organizimin e evenimentit më të madh të futbollit në botë. Federata i ka bërë gjithashtu thirrje FIFA-s të respektojë parimet e neutralitetit, drejtësisë dhe rregullave ekzistuese.
Në deklaratë theksohet se pjesëmarrja e Iranit në turne ka qenë e shoqëruar me paqartësi, të lidhura me situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe tensionet politike. Sipas federatës, SHBA ka refuzuar edhe viza për disa anëtarë të stafit, ndërsa lojtarët do të duhet të udhëtojnë në ditën e ndeshjeve për shkak të kushteve të vizave.
Në këtë kuadër, autoritetet amerikane kanë deklaruar se lojtarët iranianë do të lejohen të marrin pjesë në turne, por persona me lidhje me Gardën Revolucionare mund të përballen me kufizime hyrjeje.
Teuta prezanton mbrojtësin kampion, Fangaj afrimi i parë i merkatos
Botërori 2026, rriten mashtrimet online ndaj tifozëve, ekspertët: Mijëra faqe të rreme për vjedhje të dhënash
Irani: SHBA heq kuotën e biletave për tifozët në Kupën e Botës, FIFA të veprojë
- 21:56 “Protestë model”, Karamuço: Protestuesit të kenë kujdes nga provokatorët dhe të infiltruarit
- 21:55 Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk matet me parulla
- 21:31 Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBA-së për sulm
- 20:49 Fier, Rama protestuesve: Hesapi zgjidhet duke u ulur në tryezë, jo duke kërkuar largimin e qeverisë
- 20:43 Protestuesit ndezin dritat e telefonave dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 20:34 Hoteli 19-katësh në Teksas shembet për t’i hapur rrugë projektit të ri (VIDEO)