English

A do të ndëshkohen politikanët shqiptarë? Kryeministri Edi Rama i përgjigjet gazetares

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur gjerësisht për një sërë temash, të cilat duket që përbëjnë interes për rrugën evropiane të vendit. I pranishëm në Këshillin e Atlantikut për një bashkëbisedim të hapur mbi vizitën në Uashington, shefi i qeverisë shqiptare tregoi detaje rreth aksionit të paketës së “anti-KÇK-së”.

- Advertisement -

Gazetarja Keida Kostreci nga Zëri i Amerikës kërkoi shpjegime nga kryeministri shqiptar se pse ky aksion është vonuar kaq shumë, duke dituar se PS-ja qeveris vendin prej 6 vitesh. Kryeministri Edi Rama tha se ky aksion kontrolli ndaj “të rrezikshmëve” nuk mund fillonte para se të bëheshin funksionale strukturat e reja të drejtësisë, pasi sipas tij, shumë gjykatës dhe prokurorë që vepronin në sistem kanë bashkëpunuar ngushtë me kriminelë.

Krahas kësaj, gazetarja e njohur znj. Keida Kostreci pyeti drejtpërdrejt shefin e qeverisë shqiptare për reagimin e tij “të vonuar” për emra politikanësh brenda Partisë Socialiste, të cilët janë akuzuar nga opozita shqiptare si figura të lidhur me krimin.

Kreu i ekzekutivit mohoi që ai dhe PS-ja kanë mbrojtur emra problematikë para publikut duke shtuar se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të frenuar punën e drejtësisë, por sipas tij, kjo e fundit ka vepruar lirisht dhe nuk ka pasur asnjë presion politik. Në fund z. Rama shtoi se pushtetit i tij nuk është si gjatë vitit 1945, ndërsa shtoi faktin se partia nuk duhet të shërbejë për të kryer gjyqe kundrejt personave të tjerë.

Pyetja e gazetares së Zërit të Amerikës dhe përgjigja e z. Rama për politikanët e akuzuar si pjesë e krimit

Pyetja e Keida Kostrecit: Së fundmi ka pasur një akt normativ në Shqipëri, një akt serioz i qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe sapo ka filluar të zbatohet dhe është përgëzuar, dua t’ju pyes duke qenë se keni 6 vjet në qeveri dhe kjo çështje është kaq e rëndësishme sa që është dashur të dilni me këtë akt, a ndjeni ndonjë akt përgjegjësie se përse nuk është bërë më parë? Dhe për të vijuar më këtë: keni folur apo keni vepruar shumë fort jo vetëm në kuadrin e këtij akti, por gjithashtu edhe në veprime të tjera kundër krimit dhe korrupsionit, por në të shkuarën, me njerëz të partisë suaj që janë akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, keni reaguar ngadalë apo s’keni reaguar aspak?

Kryeministri Edi Rama: Ka njerëz që pyesin: po pse merreni me ata, pse nuk merrni me politikanët? Është e thjesht, nuk është qeveria nuk jam unë, nuk është policia që duhet të merret me çdo keqbërje të politikanëve, është sistemi i drejtësisë. Kjo është arsyeje se pse ne po reformojnë drejtësinë. Sigurisht do të kërkojë kohë, sigurisht do të kërkojë forcën e institucioneve, por nuk jemi në vitin 1945 falë Zotit. Unë nuk kam pushtetin 1945 që të ndjekë nga pas të gjithë politikanët  e t’u them: keni bërë diçka të gabuar, apo dua të shoh se çfarë keni bërë.

Ne kemi një inspektoriat, që vlerëson pasurinë e politikanëve dhe ky është institucioni i vlerësimit që kemi deri tani, por nëse në të ardhmen politikanët kapen në flagrancë duke bërë një gjë të gabuar dhe në qoftë se ata dënohen siç janë dënuar këta njerëz, sepse këta njerëz që ne dyshojmë apo policia e dyshon se janë kriminelë,  natyrisht ka persona që janë në hetim e sipër në Shqipëri, BE, SHBA, por nuk janë në këtë listë. Kështu nuk po flasim për dyshim, flasim për persona, të cilët janë dërguar në gjykatë, të dënuar apo  të paditur nga prokuroria. Edhe për partinë është e njëjta gjë. Partia nuk është një vend ku ti bën hetime dhe gjyqe. Partia nuk është vendi ku ti zgjedh se kush do të marrë pjesë. Partia asnjëherë nuk gjykohet nga keqbërja e individëve, por gjykohet nga mënyra se si reagon.

Nëse partia bëhet avokate në mbrojtje dhe për të shfajësuar përpara publikut njerëz, të cilët kanë lidhje me gjëra jo të mira, atëherë kjo përbën problem. Nuk mund të më thuash një rast të vetëm kur ne nuk jemi distancuar kur drejtësisë i është dashur të bëjë punën e vet. Ndjesë, por jemi e vetmja parti që e kemi bërë këtë. Kjo është përgjigja.

Lexoni gjithashtu

Kryeministri Rama në SHBA flet për rrezikun e muxhahedinëve dhe paketën “anti-KÇK” 

SPAK nis hetimet për të verifikuar nëse është kryebashkiaku i Bulqizës personi në videon e përfolur të kokainës  

PD denoncon kreun e bashkisë në Mat: T’i hiqet mandati, i dënuar për armëmbajtje pa leje

 

 

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?