English

A do të qendrojë Salah tek Liverpool? Merr fund “dilema”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sezoni i ri do të shoqërohet me disa ndryshime për Liverpoolin, ky më kryesori ishte largimi i trajnerit Jurgen Klopp, me gjermanin që largohet nga Anfield pas plot 9 vitesh, por dhe 9 trofe të fituar, mes tyre ligën e kampionëve dhe Premier Leaguen. Zëvendësuesi i tij është Arne Slot, holandezi që drejtoi Feyenoordin për 3 vite, ku dhe u shpall kampion në Eredivise. Krahas teknikut të ri, dy largime u zyrtarizuan, mesfushori Thiago dhe qendërmbrojtësi Matip.

- Advertisement -

Lideri i skuadrës, pavarësisht përplasjeve me drejtuesit apo dhe mosmarrëveshjeve me trajnerin Klopp, Salah do të qëndrojë. Egjiptiani ka refuzuar cdo ofertë deri më tani, por kur u duk se ai do t’i jepte lamtumirën Anglisë, konfirmohet qëndrimi i tij. 31-vjecari numëron plot 7 sezone me the reds, por duket se akujt janë shkrirë, e ai nuk ka arsye për tu larguar, pasi edhe me ardhjen e Slot do të ketë sërish vëmendjen e kërkuar.

Skuadra pritet sërish të kryejë disa lëvizje në merkaton e verës, atëherë kur edhe zyrtarisht skaudra të drejtohet nga Slot, pasi ky i fundit i bashkohet grupit më 1 qershor. Baza nuk pritet të ndryshojë duke konfirmuar Allison, Van Dijk, Robertson, Trent AA, po edhe futbollsitë të tjera si Diaz, Nunez, Endo si dhe të rinjtë e ardhur nga akademia. Sezonin e sapombyllur Liverpool u rendit në vendin e tretë me 82 pikë, 9 më pak se Man City kampion.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?