English

A do të rikthehen tensionet në veri? Kurti refuzon të shtyjë marrëveshjen për targat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me përfundimin e marrëveshjes për targat tensionet shtohen mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Prishtina refuzon të zgjasë zbatimin e rregullit që detyron banorët në zonat me shumicë etnike serbe të kthejnë targat e makinave të lëshuara nga Serbia duke marrë targat e Kosovës.

“Tashmë e kemi shtyrë afatin. Në vend që të jetë më 30 shtator, data e fundit është 31 tetori ku të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë vetura me targa të vjetruara do të mund t’i kthejnë  ato në targa legjitime. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të konvertoj makinat me ato targa në të ligjshme”, është shprehur kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa konvertimi i targave pranohet nga shumë njerëz, kjo çështje është tregues i tensioneve të vazhdueshme etnike që kur Kosova mori pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008.

Ajo është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian, por Serbia, e mbështetur nga aleati i saj Rusia, refuzon ta bëjë këtë, ashtu si shumica e serbëve etnikë brenda Kosovës.

Rreth 50,000 njerëz që jetojnë në zonat me shumicë serbe të veriut përdorin targa të lëshuara nga autoritetet serbe dhe refuzojnë të njohin institucionet e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?