Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë, ku pritet të ketë një vendimmarrje për fatin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur zëra se Nano mund të ketë dhënë dorëheqjen ose shkarkuar pas përplasjeve që ka pasur së fundmi me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.
Gazetari Ardit Hoxha raporton se kjo mbledhje qeverie pritet të zgjasë deri në orën 10:00, ku do të njihemi edhe me vendimet që janë marrë, të cilat do të komunikohen nga ministrat.
Dy ditë më parë gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tregoi bisedën që kishte zhvilluar me drejtorin e policisë para se ai të largohej nga zyra paraditen e së hënës, ku nuk u kthye për 5 orë.
Ferhati tha se Nano e ka cilësuar situatën një sulm të përqendruar ndaj tij, ndërsa është shprehur nuk i kuptonte arsyet e aludimeve për një largim të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Sulm i përqendruar’, gazetari: Çfarë më tha Nano para se të largohej nga zyra
- Ka një krisje të marrëdhënieve mes Nanos dhe Çuçit, thotë gazetari
- Gledis Nano në Vlorë për atentatin me 2 viktima, në ‘sitë’ strukturat e policisë