English

“A e dinit për Onkologjikun?”- Koçiu në interpelancë për skandalin: Faji ka fytyrë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë seancës së kësëaj të enjteje në parlamentin e Shqipërisë u mbajt interpelanca e kërkuar nga PD me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji deklaroi në parashrimin e interpelancës se skandali Onkologjik tregoi se propaganda e shëndetësisë falas të qeverisë ka rënë.

Gjergji kërkoi nnga ministrja e Shëndetësisë të tregonte nëse ishte në dijeni të skandalit dhe të mbante përgjegjësitë në lidhje me atë që ka ndodhur.

“Gjatë kësaj jave secili nga qytetarët e ka kuptuar se imazhi I shëndetësisë falas, ra u shkërmoq. Shëndetësia falas u mund nga kanceri aty ku luftohet kanceri, tek korridoret dhe dhomat e Onkologjikut. Ironikisht dha shpirtit nga metastazat që kan mbërthyer gjithë sistemin shëndetësor, korrupsioni. Të gjithë e pamë shkakun e të keqes, ishte korrupsioni qeveritar, i ministrave dhe ish-ministrave, i drejtorëve dhe ish-drejtorëve, i kordinatorëve patronazhistë dhe në fund i disa mjekëve.

“Sistemi juaj shëndetësor ka dështuar pasi është keqpërdorur për interesa të ngushta në dëm të jetës së njerëzve ndaj sot ju kemi thirrur ju sot në këtë interpelancë urgjente për t’u pyetur nëse kishit dijeni për atë që ndodhte në Onkologjik”, tha Gjergji.

Në përgjigjen e saj ministrja e Shëndetësisë tha se standardi i qeverisë socialiste është i njëjtë, ku përgjigjësia ka emër dhe fytyrë dhe se faji nuk është kolektiv.

Ajo nënvizoi se përgjegjësia për skandalin në Onkologjik është e mjekëve.

“Ne nuk i shmangemi ose i mbulojmë përgjegjësitë. Në këtë qeveri faji ka emër, ka fytyrë dhe nuk ka përgjithësime. Ne kemi vendosur një standard, i cili është i vetmi që aplikohet dhe është i barabartë dhe i njëjtë për të gjithë. Kushdo që provohet fajtor nuk ka më asnjë punë me këtë qeveri dhe me këtë familje politike, ky standard vlen dhe për mjekët e vendosur nën akuzë. Secili prej tyre duhet të përgjigjet për çdo veprim të kryer, i cili përbën shkelje të rëndë”, tha ministrja.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?