English

A janë të ligjshme komisionet online? Përgjigjet juristi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej disa javësh, komisionet parlamentare po zhvillohen online. Me një vendim të konferencës së kryetarëve që mban datën 1 nëntor, shkak është bërë situata e krijuar me opozitën që bllokon zhvillimin e mbledhjeve me argumentin se i janë rrëzuar disa kërkesa të paraqitura prej tyre. 

- Advertisement -

3 vite më parë për shkak të pandemisë, rregullorja e kuvendit u ndryshua duke vendosur mbledhjen online të komisioneve të 3 raste, atë të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore. 

Po a janë të ligjshme vendimet e marra në kushtet kur vendi nuk ndodhet në asnjë prej situatave të mësipërme. Për këtë, juristi Redi Ramaj thotë se në këtë mënyrë kalimi i ligjeve është më i lehtë dhe pa debat nga ana e shumicës qeverisëse.

“Kuvendi në këtë moment nuk duhet të kishte vazhduar me mbledhje online sepse mbledhjet online nuk janë për raste normale, nuk parashikohen për situata kur nuk ka asnjë gjendje të jashtëzakonshme. Ligjet nuk mund të marrin fuqinë e tyre pa kaluar të gjithë pjesën e diskutimit, të debatit dhe të rregullimit të tyre në komisione,” – u shpreh Ramaj

Sipas tij çështja mund të përfundoi në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. 

“Të gjithë ligjet që kanë kaluar deri tashmë patjetër që është e drejtë e deputetëve të kuvendit të Shqipërisë t’i çojnë ato në gjykatë kushtetuese si të vetmin mjet për të parë dhe interpretimin e rregullores në përputhje me Kushtetutën,” – deklaroi Ramaj.

E kontaktuar nga Euronews Albania, kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka tha se kuvendi duhet të gjejë zgjidhje alternative kur me dhunë synohet pengimi i punës duke krijuar një situatë jonormale. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?