English

A ka mbërritur coronavirusi në Shqipëri? Ja si përgjigjet drejtoresha e ISHP-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico duke folur gjatë mbledhjes së Task-Forcës në Rinas për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, bëri të ditur se përveç 6 rasteve që kanë rezultuar negativ për mbartjen e këtij virusit, aktualisht është një tjetër rast që po analizohet.

- Advertisement -

“Pas 6 rasteve që rezultuan negativ, kemi vetëm një rast që është duke u analizuar. Edhe për këtë rast mund të themi se është negative, por nuk mund të flas pa pasur ende një përgjigje zyrtare”, deklaroi drejtoresha e ISHP-së.

E pyetur mbi mundësinë që coronavirusi mund të ketë mbërritur tashmë në vendin tonë, por ende nuk është konstatuar nga strukturat, znj. Fico u shpreh se, në shumë vende, pacienti i parë i infektuar nuk konstatohet.

Në këtë mënyrë, kreu i ISHP nuk e përjashtoi mundësinë që tashmë në vend të ketë mbërritur virusi vdekjeprurës që në vendin fqinj, Itali, është kthyer në një problem shqetësues.

“Në shumë vende nuk gjendet dot pacienti zero. Kemi vetëm një instrument, që është rritja e masave dhe kontrollet. Virusi nuk kërkon pasaportë për të hyrë në Shqipëri, se nuk ka kërkuar në asnjë vend tjetër”, deklaroi znj. Fico.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?