English

A mjafton të jesh homoseksual për azil? Braverman kundër konventës së OKB

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman ka mbajtur një fjalim në American Enterprise Institute, në SHBA, ku vendosi në pikëpyetje nëse themeli i ligjit modern të azilit është ende i rëndësishëm.

- Advertisement -

Gjatë fjalës në institutin e qendrës së djathtë në Uashington DC, Braverman ngre si çështje diskutimi nëse Konventa e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët 1951 është “e përshtatshme për epokën tonë moderne” dhe a duhet që “thjesht të qenit homoseksual apo grua” të jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar për mbrojtje sipas ligjeve ndërkombëtare të refugjatëve.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë kaluar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kësaj kohe, pavarësisht legjislacionit të miratuar nga Boris Johnson dhe më pas Rishi Sunak, dhe zotimit të kryeministrit aktual britanik për të “ndaluar anijet”.

Kjo nuk është hera e parë që sekretarja e brendshme vë në pikëpyetje ligjin ndërkombëtar. Ajo ka sinjalizuar pakënaqësinë e saj me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut edhe më parë, duke bërë pjesë të politikave të saj skema sikurse ajo dëbimit emigrantëve në Ruanda.

Braverman argumenton se testet për mënyrën se si përcaktohen azilkërkuesit kanë ndryshuar, duke ulur pragun për të kërkuar azil.

Ministrja pretendon se praktika gjyqësore ka bërë që kërkesa e “persekutimit” për të kërkuar azil të shndërrohet në “diskriminim”.

Kjo nuk është hera e parë që ministra të lartë konservatorë kanë sinjalizuar pakënaqësinë e tyre me rregullat ndërkombëtare rreth migrimit. Dominic Raab, i cili ishte zëvendëskryeministër derisa iu desh të jepte dorëheqjen pas akuzave për ngacmim, shprehu vazhdimisht pakënaqësinë e tij me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×