English

A mund të sëmuresh prapë me coronavirus pasi shërohesh?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shkencëtarët po kurojnë të infektuarit me coronavirus, të cilët i mbajnë në kushte të rrepta karantine, dhe po përpiqen të zbulojnë se si përhapet në trup e se si përcillet midis njerëzve.

- Advertisement -

Megjithatë, qeveria japoneze tha se kishin regjistruar rastin e parë të një gruaje që kishte rezultuar pozitive pasi ishte shëruar një herë.

Gruaja 40-vjeçare punonte si udhërrëfyese turistike në Vuhan, dhe për herë të parë ishte diagnostikuar më 29 janar. Pasi u kurua, më 6 shkurt i thanë se ishte e lirë të shkonte në shtëpi.

Por vetëm pak javë më pas, gruas iu rikthyen simptomat ndaj vendosi t’i bëjë sërish analizat. Doli që ishte sërish e infektuar.

Për të kuptuar se sa janë gjasat që personat e shëruar të infektohen sërish, Euronews ka kontaktuar ekspertët, të cilët përgjigjen duke thënë se asgjë nuk është e pamundur tani që kërkimet janë ende në zhvillim e sipër.

Por më shumë se ta quajnë të infektuar për herë të dytë, mjekët mendojnë se bëhet fjalë për skenarë të tjerë, të cilët ende duhet t’i studiojnë.

“Është një zhvillim i rëndësishëm, por ka ende shumë që nuk dimë. Mund të jetë një rast i rrallë, ndaj mund të mos e ndikojë shumë përhapjen’, tha Connor Bamford, ekspert sëmundjesh virale në Belfast.

Fabienë Krauer, eksperte epidemish në Oslo të Norvegjisë, tha se nuk mund të dihet nëse është infektim për herë të dytë pa ditur nëse virusi ishte larguar me të vërtetë herën e parë.

Kjo bën që të lindë pyetja: a është COVID-19 një infeksion që rikthehet?

Përgjigja e shkurtër: Mund të jetë.

Filip Terno, profesor mikrobiologjie te “Shkolla e Mjekësisë” në Nju Jork, tha për Euronews se gruaja mund të ketë qenë e prekur nga një sëmundje e ngjashme me SARS-in, që vazhdon të endet nëpër trup edhe pa të infektuar realisht.

Një tjetër mundësi, sipas tij, është që gruaja të ketë pasur një shqetësim të lehtë të rrugët e frymëmarrjes, aq sa nuk e ka zgjuar sistemin imunitar, gjë që ka bërë që analiza të mos e diktojë virusin.

Kjo i jep mundësinë virusit të rishfaqet më fort, pak më vonë.

Po ashtu, mjekët thonë se analizat nuk janë të përsosura, ndaj rasti në fjalë mund të ketë qenë për shkak të një pasaktësie.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?