English

A mund të trajnohen qentë të nuhasin pacientët e infektuar me COVID-19?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qentë janë të njohur për misionet e tyre të ndryshme me forcat e sigurisë, për të zbuluar armë por edhe për të nuhatur drogën, por shqisa e tyre e fortë e nuhatjes mund të shkojë përtej këtyre. Ata arrijnë të kuptojnë edhe sëmundje të ndryshme.

- Advertisement -

Një organizatë bamirësie, e cila trajon qentë në nuhatjen e sëmundjeve të ndryshme tek njerëzit, po bashkon forcat me Universitetin Durham për t’i trajnuar ata të nuhasin pacientët me coronavirus. 

Dr. Claire Guest, drejtoresha ekzekutive e “Medical Detection Dogs”, tha për Euronews se qentë janë të aftë të nuhasin ndryshime në aromën e një njeriu, të shkaktuar nga një sëmundje apo infeksion.

Në një kohë ku testimi ndaj COVID-19 është jetësor në luftën kundër përhapjes së virusit, një përpjekje e tillë do të ishte tej mase e dobishme.  

Qentë somelierë?

“Duhet t’i mësosh ta nuhasin aromën e veçantë duke iu paraqitur monstra nga individë, të cilët janë të infektuar, në dallim me individët të cilët janë të shëndetshëm”, thotë Dr. Guest duke e krahasuar këtë proces me atë të testimit të verës.

“Në radhë të parë, njihesh me rajonin e rrushit, me sëmundjen, e pas disa ndërlikimesh të tjera, mund të njohësh hardhinë në vetvete, pra njihesh me virusin”, thotë ajo. 

“Sapo ke arritur në atë pikë, ku qeni mund të shkojë tek një individ, i cili ka një aromë virusi, qeni mund të trajnohet të ulet përpara tyre dhe të thotë se ky person është i infektuar, edhe nëse ata nuk paraqesin simptoma”. 

Ajo gjithashtu tha se skuadra e saj do t’i marrë këto montra nëpërmjet proceseve mjkësore dhe etike. Identiteti i pacientëve do të jetë anonim, por qentë do t’i njohin ata si pozitivë apo negativë, dhe në këtë mënyrë do të trajnohen të nuhasin virusin. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?