English

A po e respektojnë italianët karantinën, flet shqiptari në këshillin bashkiak të Bergamos: E morën me shaka, tani janë ndërgjegjësuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një lidhje live me studion e Ilva Now, Mirvjen Bedini, këshilltar bashkiak nga Ponte San Pietro i Bergamos tha se situata në këtë qytet është kritike, por u shpreh i bindur se populli i Beragmos, të cilin siç tha e njeh prej 24 vjetësh, do t’ia dalë me sukses kësaj sfide.

- Advertisement -

Ai theksoi faktin se njerëzit fillimisht e morën me shaka atë që po ndodhte, por tashmë janë ndërgjegjësuar.

“Njerëzit e morën si me shaka, por tani e kanë kuptuar dhe nuk dalin më, por është e vështirë. Kur flitet për festa, bëhet fjalaë për disa ditë më përpara, por ndonjëherë paniku krijon edhe diçka që njerëzit nuk arrijnë të reagojnë siç duhet”, – tha ai.

Z.Bedini u shpreh se është e vështirë të përcaktosh nëse është arritur piku i kësaj sëmundjeje në Bergamo duke qenë se kemi luhatje të numrit të viktimave me ulje-ngritje të shifrave.

“Janë bërë disa gabime, disa fabrika nuk u mbyllën përnjëherë, por u la të kalohej një farë kohe. Prandaj jemi optimistë, por me këmbë në tokë. Tani duhet të mbyllemi brenda”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?