English

A po sjell coronavirusi një krizë të re ekonomike?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me shtimin e rasteve të të prekurve me coronavirus në Itali, sa vjen e shtohet dhe frika për dëmtimin e ekonomisë europiane.

- Advertisement -

Tregjet e bursës janë ndikuar që tani, pasi shumë nga të cilat kanë shënuar rënie me mbi 3%.

Po ashtu dhe tregjet amerikane patën rënie të madhe të enjten.

Dow Jones ra me pothuajse 1200 pikë, ndërsa S&P pati një rënie prej 4%  brenda një dite të vetme.

Nëse vazhdojnë të bien, kanë për t’u lënduar konsumatorët të cilët e kanë mirëqenien të lidhur me tregun e bursës.

Italia ka izoluar 12 qyteza të vogla në Lombardi, dhe duket se turizmi është industria e parë që ka nisur ta vuajë krizën.

Katër provincat e Italisë që janë më të prekura përfaqësojnë 12% të PPB-së italiane, dhe 2% të të gjithë eurozonës, sipas Nikola Nobile, kryeekonomisti i “Oxford Economics”.

Përveç turizmit, edhe industri të tjera kanë pësuar rënie, si ajo e makinave.

Ekonomistët thonë që kjo përhapje alarmante e virusit mund të shkaktojë një tjetër recesion në Europën që është e dobët që tani.

“Nëse kjo kthehet në pandemi, i gjithë rajoni ka për të rënë në recesion”, thotë Angel Talavera, drejtori i departamentit të Europës për “Oxford Economics”, sidomos tani që eurozona është në një nivel shumë të dobët.

Përveç Italisë, Gjermania është po ashtu në rrezik, për shkak të një ngadalësimi të ekonomisë që kishte nisur që para virusit, sipas Talaveras.

Michel Fouquin, këshilltar shkencor te qendra franceze për kërkime ekonomike (CEPII), thotë se në rastin më të mirë, rritja ekonomike mund të ulet me gjysmë pike. Në rastin më të keq, kriza mund të shkaktojë vendimmarrje të këqija, sidomos në lidhje me çështjet e parave dhe të buxhetit.

Ministri francez i financave po ashtu konfirmoi se turizmi në vendin e tij kishte pësuar rënie.

“Kemi pasur më pak turistë, sigurisht. Rreth 30%, 40% më pak se ç’pritej. Kjo gjë sjell një ndikim të rëndësishëm për ekonominë franceze”, tha ministri francez i financës, Bruno le Maire.

Kina, po ashtu, ka ndikuar ekonominë botërore.

Komisioneri i BE-së për ekonominë, Paolo Gentilioni, tha për Euronews se sa më shumë të zgjatë epidemia, aq më i rëndë ka për të qenë ndikimi, sidomos sepse Kina luan një rol të madh në ekonominë botërore.

“Ndikimi i Kinës në ekonominë botërore ka ndryshuar shumë, dhe nuk është njësoj si në vitin 2003, kur ndodhi epidemia e SARS. Në atë kohë, Kina përbënte 4% të ekonomisë botërore. Sot ka të paktën 18%”, tha Gentilioni. “Nëse kemi një problem në Kinë, pasojat e tij ndihen te zinxhiri i furnizimit për mallrat e prodhimit, si dhe për sektorë të tjerë”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?