English

A RICIKLOJNË SHQIPTARËT?!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qesja plastike mund të përdoret shumë pak, por i duhen 500 vjet pët t’u dekompozuar. Në fakt, mbetjet plastike urbane janë një nga kërcënimet kryesore për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve. Riciklimi është mënyra më e mira për të menaxhuar si duhet këto mbetje, por sa riciklojmë ne në nivel qendror?! Në Shqipëri grumbullimi i mbetjeve kryhet në masën 74% dhe vetëm rreth 18% të tyre riciklohen. Rreth 13% e këtyre mbetjeve janë plastike. Alba Bylyku, Përgjegjëse e Sektorit të Ndotjeve në Mjedis në AMK, tregon rëndësinë e ricklimit.

- Advertisement -
Alba Bylyku

Pse është i rëndësishëm riciklimi?

Riciklimi konsiderohet si mënyra më e mirë për menaxhimin e mbetjeve urbane, pasi redukton sasinë e tyre në mjedis dhe nga ana tjetër ul kërkesën për lëndë të parë natyrore. Për të menaxhuar më mirë problemin e mbetjeve komunitetet lokale duhet të ndërgjegjësohen mbi nevojën për të ricikluar mbetjet plastike, në mënyrë që ato të mos përfundojnë në kontenitorët apo landfillet përkatëse.

Si janë statistikat në Shqipëri?

Shqipëria është një ndër vendet me gjenerimin më të ulët të plehrave për frymë në Europë, por edhe të procesit të ndarjes së mbeturinave në burim. Mesatarja e Bashkimit Europian është 480 kg/frymë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Nivel më të ulët të gjenerimit të mbetjeve se Shqipëria kanë Serbia, me 268 kg/frymë dhe Kosova, me 220 kg/frymë.

Si shfaqet situata e riciklimit në botë?

Përafërsisht 1.6 milionë njerëz në mbarë botën janë aktivë në industrinë e riciklimit. Së bashku, ata trajtojnë më shumë se 600 milionë tonë mbetje të riciklueshme çdo vit. Me një xhiro vjetore prej më shumë se 200 miliardë dollarësh, aq sa PBB-ja e shteteve si Portugalia, Kolumbia dhe Malajzia, sektori tashmë është bërë një nxitës kryesor për zhvillimin e qëndrueshëm. Sipas të dhënave zyrtare një ton plastikë kushton 200-250 euro, e mbledhur, e seleksionuar, e presuar që shkon te ricikluesi si lëndë e parë. Mbas riciklimit vlera 600-800 euro/ton. Nëse kthehet nga lëndë e parë në produkt, vlera varion nga 1200 – 2000 euro për ton. Një sasi e madhe eksportohet. Bashkimi Europian, kërkon nga vendet anëtare që të arrijnë një kuotë prej 60% riciklimi të mbetjeve të tyre brenda vitit 2030.

Sa përdoren kontenierët e diferencuar në Tiranë nga qytetarët?

Nga vëzhgimet tonë periodike në terren, janë vënë re situata nga më të ndryshmet. Në disa raste mbetje të ndryshme hidhen jashtë koshave, në disa raste të tjera mbetje të sasive të mëdha hidhen në koshat e vegjël të cilët janë të papërshtatshëm për këto lloje mbeturinash, madje dëmtojnë edhe vetë koshat nga sasia dhe pesha e rëndë. Edhe me koshat e riciklimit shfaqet e njëjta problematikë. Fatkeqësisht konstatojmë prej vitesh që janë shumë të paktë qytetarët, që respektojnë ndarjen e mbetjeve sipas përcaktimeve të koshave. Shumica ose neglizhojnë ose nuk kanë informacionin e duhur.

***Ky shkrim është pjesë e projektit “Kujdesemi për mjedisin”, mbështetur nga Raiffeisen Bank.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?