Fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim (AADF) ka reaguar sa i takon çështjes së Butrintit.
AADF ka kontribuar në Parkun Kombëtar të Butrintit që prej vitit 2009. Sipas tyre qëllimi kryesor është ruajtja, promovimi dhe menaxhimi i trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
“Në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë, institucionet shqiptare, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, Fondacioni ka sjellë një nga modelet më të suksesshme për trashëgiminë kulturore në Butrint. AADF ka kontribuar 1.2 milionë USD për instalimin e kamerave, infrastrukturës turistike dhe tabelave, rehabilitimin mjedisor të rrugës së re, sistemet e biletave elektronike dhe zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Integruar,” – thuhej në njoftim.
“Falë këtyre ndërhyrjeve Parku ka shënuar rritje të të ardhurave, përmirësim të transparencës, ulje të korrupsionit dhe një cilësi më të lartë shërbimesh. Faza e dytë e angazhimit të AADF ndaj Butrintit synon të mbështesë dhe të ruaj Parkun në afatin e gjatë,” – shtoi AADF.
Fondacioni sqaroi se pronësia dhe kontrolli mbi Butrintin nuk ndryshon.
LEXONI GJITHASHTU:
JO
RAMA
Vvv