English

Abazoviç shpall fitoren në Ulqin, festë në rrugët e qytetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se koalicioni “Për një fillim të ri” ka arritur fitore absolute në zgjedhjet lokale në Ulqin.

- Advertisement -

Por, sipas rezultateve do duhet një koalicion paszgjedhor për të formuar pushtetin e ri në qytetin bregdetar të Malit të Zi. Koalicioni më i madh prej 5 partive i drejtuar nga URA e Dritan Abazoviç ka arritur të marrë 4899 vota ose 14 këshilltarë.

Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviç në koalicion me Partinë Boshnjake kanë marrë 2170 vota ose 7 mandate në këshill.

Koalicioni mes Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi kanë qenë befasia e zgjedhjeve duke arritur të marrë 1971 vota ose 5 mandate këshilltarësh.

Forca e re demokratike e Genci Nimanbegut ka pësuar ulje të votuesve duke marr 1655 vota ose 5 këshilltarë. Ndërsa Demokratët e Malit të Zi të ish-kryeparlamentarit Aleksa Beçiç 837 vota ose dy këshilltarë.

Këshilli i Komunës se Ulqinit përbëhet nga 33 këshilltarë, ndërsa për formimin e qeverisë lokale duhen 17 këshilltarë për të formuar shumicën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×