English

Abuzimi me të dhënat personale, eksperti: Ka shkelje nga portalet dhe partitë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në tavolinat e deputetëve gjendet tani më edhe raporti vjetor i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave personale. Raporti detajon veprimtarinë e institucionit kur ndër pikat kryesore është edhe përpunimi i të dhënave personale.

- Advertisement -

Sipas Komisionerit, Besnik Dervishi, për vitin 2019 ka pasur mbi 300 ankesa të përdorimit të paligjshëm të të dhënave personale ndaj të cilave komisioneri ka vepruar.

“Për vitin 2019 kemi pasur një numër prej 301 ankesash. Kjo tregon jo se janë shtuar shkeljet, por ndërgjegjësimi i qytetarëve në fushën e mbrojtjes së të dhënave është rritur jashtëzakonisht shumë nga viti në vit”, tha ai.

Për vitin 2019 Kuvendi i kishte lënë detyrë Komisionerit që të monitoronte portalet online në mënyrën se si ato përpunojnë të dhënat personale. Në raport theksohet se ky objektiv është realizuar plotësisht, por problematika ka pasur.

“Ne kemi pasur disa raste dhe i kemi trajtuar gjithmonë konform ligjit. Dhe këtu është konstatuar një fenomen që ato portale që janë të rregullt dhe të regjistruar dhe veprojnë konform legjislacionit shqiptar, është më e lehtë të punosh me ta, i nënshtrohen bashkëpunimit me ne, rekomandimeve, por edhe kur kemi raste vendimmarrje. Por është edhe pjesa e tjetër e atyre që janë pamundësisht për t’u identifikuar dhe që sjellin dhe dëm për sa i përket subjektit të të dhënave”, shtoi ai.

Por, të dhënat personale nuk i përdorin vetëm subjektet private apo publike, por edhe ato politike. Besnik Devishi pohon se janë trajtuar edhe raste kur të dhënat e qytetarëve janë përdorur në mënyrë të paligjshme nga ana e politikës.

“Ashtu si edhe portalet edhe partitë politike janë kontrollues në kuptim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Ka pasur raste ankesash, jo shumë për hir të së vërtetës dhe kryesisht ndodhin kur ka fushata elektorale, përpara fushatave elektorale, ku partitë politike bëjnë testimet e tyre”, u shpreh z. Derivishi.

Raporti pritet të shqyrtohet javën tjetër në Kuvend.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?