English

Administrata e Trump ka shkelur ligjin duke i mohuar ndihmat Ukrainës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Administrata e Trump ka shkelur ligjin duke i mohuar ndihmat ushtarake Ukrainës, thuhet në një aktvendim të publikuar të enjten nga Zyra e Llogaridhënies së Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

- Advertisement -

“Në verën e vitit 2019, Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) i ka mohuar fondet e detyrueshme të caktuara në Departamentin e Mbrojtjes (DOD) për ndihmat e sigurisë për Ukrainën” thuhet në aktvendim.

“Ekzekutimi besnik i ligjit nuk e lejon Presidentin që të zëvendësojë për arsye të përparësive të tij politike, ato që Kongresi i ka miratuar me ligj. OMB-ja i ka mohuar fondet për një arsye politike, e cila nuk është e lejueshme sipas Aktit të Kontrollit të Përmbylljes (ICA). Mbajtja e këtyre fondeve nuk ishte një vonesë e programuar. Prandaj, ne arrijmë në konkluzionin se OMB-ja ka shkelur ICA-në. ”

Vendimi u publikua disa orë përpara se senatorët të betoheshin për gjyqin e shkarkimit të presidentit Donald Trump. Dhoma e Përfaqësuesve shkarkoi presidentin për abuzim të pushtetit, me pretendimin se presidenti i ka mohuar ndihmat Ukrainës për përfitime personale dhe politike, si dhe se ka penguar hetimin e kongresit.

Në Twitter, Senatori Chris Van Hollen  tha se aktvendimi nga mbikëqyrësit e qeverisë tregon “pa dyshim” se “vetë presidenti e ka urdhëruar këtë veprim ilegjitim”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?