English

Administrata Tatimore thirrje tatimpaguesve: Nga 1 janari hyn në fuqi ligji i ri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Administrata e Tatimeve ka bërë thirrje që të gjithë ata që kamë qarkullimin deri në 14 milionë lekë në bazë të ligjit të ri të tatimeve do të paguajnë 15% tatim mbi të ardhurat.

- Advertisement -

Ligji i ri futet në zbatim që nga 1 janari i vitit 2024. Gjithashtu Administrata e Tatimeve bën thirrje që

tatimpaguesit të kontrollojnë listën për të kuptuar nëse janë të përfshirë ose jo në listë në mënyrë që të bëjnë ndryshimin/përditësimin e kodit ekonomik në përputhje me aktivitetin që ushtrojnë.

Njoftimi:

Të nderuar Tatimpagues,

Nëpërmjet këtij njoftimi ju drejtohemi të gjithëve ju që e keni qarkullimin deri në 14 milionë lekë.

Nga 1 janari i vitit 2024 në zbatim të ligjit të ri për “Tatimin mbi të Ardhurat” tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik sipas përcaktimeve të VKM do të takohen me 15%.

Këshillojmë tatimpaguesit të kontrollojnë listën (bashkëlidhur) për të kuptuar nëse janë të përfshirë ose jo në listë në mënyrë që të bëjnë ndryshimin/përditësimin e kodit ekonomik në përputhje me aktivitetin që ushtrojnë.

Nëse aktiviteti juaj ekonomik është i përfshirë në listë, ju njoftojmë se duke nisur nga 1 janari ju do të tatoheni me 15%.

Administrata Tatimore ju fton të përditësoni dhe të saktësoni kodin tuaj ekonomik, përndryshe do të jeni objekt i verifikimit të thelluar nga strukturat e saj të specializuara.

Korrigjimi i kodit ekonomik bëhet online nëpërmjet shërbimeve tatimore “Aplikim për ndryshim të personit fizik” ose “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)”.

Administrata Tatimore ju sugjeron gjithashtu që për informacione apo këshilla të mëtejshme ti drejtoheni kanaleve të saj të komunikimit, si edhe qendrës së thirrjeve në numrin e kontaktit: 08000002 apo ekspertëve të tjerë të fushës (ekonomistë).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?