English

Adoleshentët po dëmtojnë dëgjimin nga muzika e lartë në kufje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përdorimi i kufjeve me muzikë në tone të larta, po çon në dëmtimin e dëgjimit tek të rinjtë. Anjeza Kuçi mjeke otorinolaringologe, thotë se ky fenomen është kthyer në shqetësim jo vetëm në Shqipëri.

- Advertisement -

“10-12% e të rinjve 15-19 vjeç vuajnë nga probleme të nervit të dëgjimit si rezultat i ekspozimit veshit nga muzikat e larta. Dëmtimi i nervit të dëgjimit si rezultat i përdorimit të kufjeve”, thotë ajo.

Kujdes duhet pasur në rastet e ekspozimeve ndaj zhurmave të forta të papritura, pasi dëmi mund të jetë ekstrem.

“Traumat akustike që janë akut të nivelit 140-150 dcb që janë fishekzjarret që na plasin tek këmbët, qitja me armë, shpërthimi i një bombe mund të japin një dëmtim të menjëhershëm dhe të parikthyeshëm nëse nuk paraqitemi menjëherë tek mjeku, deri në shurdhësi të plotë”, shprehet mjekja.

Studime kanë faktuar se deri në 85 decibel nuk kemi dëmtimet, por përtej kësaj norme, ekspozimi duhet të jetë i kufizuar.

Për të kuptuar, se si duhet të menaxhojmë zhurmat, mjekja thotë se niveli i zërit me të cilin komunikojmë normalisht është 65 decibel, ndërsa aparatet prodhojnë muzike deri në 110 decibel, duke na ekspozuar ndaj dëmtimit të dëgjimit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?