English

VIDEO| Aeroporti “Nënë Tereza” vishet kuqezi, tifozët nisin festën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës u “vesh” me ngjyrat e flamurit kombëtar nga tifozët kuqezi të cilët po drejtohen drejt Gjermanisë për të ndjekur Kampionatin Europian.

- Advertisement -

Pamjet në aeroportin “Nënë Tereza” tregojnë tifozët të cilët kërcejnë, këndojnë teksa valëvisin flamurët kuqezi. Bashkë me tifozët, festës i janë bashkuar dhe turistë të huaj.

Rreth 50 mijë shqiptarë pritet të pushtojnë Gjermaninë për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës të shtunën e 15 qershorit 2024 ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”:

  • 15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00
  • 19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00
  • 24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

 

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?