Afganët kanë mirëpritur lajmin e së premtes për një armëpushim një javor mes talebanëve dhe forcave amerikane.
Megjithatë, qeveria e Afganistanit nuk mori pjesë në negociata, edhe pse ishin pjesërisht mbikëqyrës të procesit.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, tha se forcat e tij do të qëndrojnë në mbrojtje dhe nuk do të sulmojnë talebanët gjatë javës, por do të vazhdojnë të luftojnë kundër Shtetit Islamik, Al Kaedës dhe grupeve të tjera terroriste.
Armëpushimi kërkon t’i japë fund sulmeve në mbarë vendin, duke përfshirë bombardimet në rrugë, dhe sulmet kamikazë.
“Një javë nuk është e mjaftueshme, kemi nevojë për paqe të përhershme. Për shkak të pasigurisë, po largohen nga vendi investimet dhe të rinjtë”, thotë Mohammad Nasim, një inxhinier që jeton në Kabul.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, e cila duket mjaft e dyshimtë, në fund të kësaj jave në Katar mund të firmoset një marrëveshje paqe.
Me shumë gjasë kjo do t’i jepte fund luftës 18-vjeçare dhe do të dërgonte në shtëpi trupat amerikane.
Të shtunën, Afganistani arriti në një moment të zymtë. Sipas një raporti të publikuar nga Kombet e Bashkuara, më shumë se 100 mijë civilë janë vrarë ose plagosur në dhjetë vitet e fundit.
[twitter_feed=https://twitter.com/UNAMAnews/status/1231060186695131136]
“Pothuajse asnjë civil në Afganistan nuk ka dalë i paprekur në një mënyrë ose në tjetrën nga dhuna e vazhdueshme,” tha Tadamichi Yamamoto, përfaqësuesi special në Afganistan i Sekretarit të Përgjithshëm amerikan. “Është absolutisht shumë e rëndësishme që të gjithë aktorët të përfitojnë nga ky moment për të ndaluar luftimet, pasi paqja është vonuar shumë; jetët civile duhen mbrojtur dhe përpjekjet për paqen duhet të vazhdojnë”.
Vitin e shkuar kishte pati një rënie të numrit të civilëve që lënduar apo që janë vrarë, për të cilën raporti thotë se është se ishte si pasojë e rënies së numrit të viktimave të shkaktuara nga partnerë të Shtetit Islamik. Pjesëtarët e Shtetit Islamik janë pakësuar në mënyrë drastike nga forcat e sigurisë amerikane dhe afgane ashtu si edhe nga talebanët, të cilët i kanë luftuar ashpër Shtetin Islamik.
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, vitin e shkuara janë vrarë 3,493 civilë ndërsa 6,989 mbetën të plagosur. Teksa më pak civilë qenë lënduar apo vrarë nga luftëtarët e shtetit islamik, më shumë prej tyre ranë viktimë e forcave të sigurisë afgane, talebane si dhe aleatëve të tyre amerikanë.
Raporti thotë se kishte një rritje prej 21 për qind të viktimave në mesin e civilëve nga talebanët dhe 18 për qind më shumë nga forcat e sigurisë afgane dhe aleatëve të tyre amerikanë, të cilët kanë hedhur më shumë bomba vitin e shkuar në krahasim me çdo vit tjetër që nga 2013.
[twitter_feed=https://twitter.com/UNICEFROSA/status/1231057302133919746]