English

Agim Nesho: Pikëpamja e qeverisë Kurti për një marrëveshje në bazë të reciprocitetit ishte e drejtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania ish-ambasadori Agim Nesho u shpreh se aktualisht situata politike në Kosovë është e tensionuar.

- Advertisement -

“Qeveria legjitime e zgjedhur vitin e kaluar dhe që e ka ushtruar veprimtarinë e saj këtë vit u rrëzua pas 50 ditëve punë. Ishte një qeveri që kishte legjitimitetin e popullit. Populli kishte votuar për t’i dhënë kësaj qeverie të drejtën për të luftuar kundër korrupsionit si dhe për të bërë ndryshime esenciale në jetën politike të vendit, por ishte dhe një votë e lidhur me qëndrimin që do të mbajë Kosova në marrëveshjen me Serbinë. Megjithatë arriti në një formë kushtetuese që të merrte në votë mosbesimi dhe tani jemi përpara marrëveshjeve të reja të cilat mund të çojnë, në bazë të kushtetutës siç tha dhe Presidenti Thaçi, në krijimin e një qeverie të re ose të kalohet në zgjedhjet e parakohshme që ka kërkuar edhe partia “Vetëvendosje””, tha Nesho.

Ish-ambasadori i dha të drejtë qeverisë Kurti sa i takon marrëveshjes në bazë reciprociteti me Serbinë, në të cilën rol të rëndësishëm duket se kanë edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm politikë që i përkasin shteteve të fuqishme si SHBA.

“Sigurisht ka një iniciativë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga përfaqësuesi special i presidentit amerikan Richard Grenell që të gjendet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Mendimi im personal është që pikëpamja e qeverisë Kurti ishte shumë e drejtë, pra që të ketë një marrëveshje në bazë të një reciprociteti. Këtu ka disa nonsense të mëdha, për të cilat me të drejtë qeveria e zotit Kurti ka një lloj qëndrese.Së pari nuk mund të ketë marrëveshje kur nuk dihen kushtet e marrëveshjes. Të gjithë flasin dhe kemi një qeveri në Kosovë që nuk di se cilat janë kushtet e marrëveshjes përpara se të negociojë për të. Pra nuk dihet ende se çfarë produkti do të japë marrëveshja. Së dyti marrëveshja është shumë komplekse pasi nuk siguron atë që Kosova kërkon, njohjen ndërkombëtare pa një negociatë më të madhe dhe një pazar politik edhe me Rusinë ose Kinën në Këshillin e Sigurimit. Pavarësisht se ka një vullnet të mirë që SHBA të negociojë kjo nuk do të thotë që ka garanci të mëdha që Kosova të ketë njohjen direkte”, u shpreh ish-ambasadori.

Ai vijoi duke shtuar se gjithë kjo logjikë presioni vjen nga një politikë jo e konsoliduar drejt Ballkanit, se sa nga një politikë e SHBA-së, segmenteve të administratës, të cilët kërkojnë me shpejtësi brenda kushteve të mundshme deri në nëntor të këtij viti kur përfundojnë zgjedhjet presidenciale, të kenë një zgjidhje për marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë. 

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?