English

Agjencia Kombëtare e Barnave: Asnjë spital privat nuk ka licencë për kryerjen e testit të COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në një reagim për mediat bën të ditur se, asnjë spital privat në vend nuk është licencuar për të kryer analizat për COVID-19.

- Advertisement -

Sipas kësaj agjencie, deri tani ky testim mund të kryhet vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pak ditë më parë ka deklaruar se shumë shpejt ky testim do të mund të kryhet dhe në QSUT.

Reagimi i Agjencisë Kombëtare për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore:

“Duke u bazuar në Ligjin Nr. 89/2014 “Për Pajisjet Mjekësore”; VKM Nr.89 datë 09.03.2016 “Për Kërkesat Thelbësore, Markimin CE dhe Vlerësimin e Konformitetit të Pajisje Mjekësore Diagnostikuese In Vitro”  si dhe në Urdhrin Nr. 734 datë 18.10.2018 “Për disa ndryshime në Urdhërin nr. 360 datë 22.08.2016 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Mbi Procedurat dhe Rregullat për Regjistrimin e Pajisjeve Mjekësore Ndryshimet dhe Anulimin e Regjistrimit të tyre, Dokumentacionin e Nevojshëm dhe Kostot Përkatëse” i ndryshuar me Urdhër Nr. 734 datë 18.10.2018, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani nuk ka lëshuar asnjë Certifikatë regjistrimi për Reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?