English

AGJENDA/ Të dielën betohet presidenti i ri, Bajram Begaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nesër pritet të zhvillohet ceremonia e betimit të presidentit të ri Bajram Begaj në Parlament.

- Advertisement -

Më pas do të zhvillohet edhe një ceremoni në Presidencë, për marrjen e detyrës së re nga Begaj.

Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë në muajin prill. Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë.

Begaj u zgjodh me 78 vota pro, teksa 4 deputetë votuan kundër dhe pati një abstenim.

Detaje nga agjenda:

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve
19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

2 COMMENTS

  1. Përshëndetje.
    Respekt dhe mirënjohje për juve
    I nderuar dhe i respektuar z.President
    në ardhje .
    Ju urojmë gjithë të mirat dhe suksese e vlera në detyre.
    Ing Sadri Buçpapaj [email protected]. (linja përcillni)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×