English

Agravimi i situatës nga COVID-19, Basha shpalos 3 kërkesa për qeverinë: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në kushtet kur numri i viktimave dhe i të prekurve po rritet ndjeshëm nga përhapja e COVID-19.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në faqen e e tij zyrtare në “Facebook”, lideri demokrat shpalos tre masa konkrete, të cilat sipas tij do shërbenin në uljen e përhapjes së pandemisë dhe menaxhimin më të mirë të situatës.

Shefi i opozitës shprehet se është koha që qeveria të mbyllë menjëherë edhe shërbimet e call-centerave, fasoneritë dhe sipërmarjet që kanë propabilitet të përhapjes së coronavirusit.

Masat e propozuara nga kreu i PD-së, Lulzim Basha:

Shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten. Prandaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit. Pa u bërë tepër vonë duhet vepruar për ti dalë të keqes përpara.

Duhen marrë masa të menjëhershme:

  1. Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call centers, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin.
  2. Të hartohet një plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve.
  3. Marrjen e masave të menjëhershme diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme për të garantuar kushtet jetike për të gjithë qytetarët që për shkak të pamundësisë për të punuar nuk përballojnë nevojat e përditshme.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?