English

‘Agresion i organizuar nga një shtet’, Rama jep sqarime për sulmin kibernetik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë është një agresion i organizuar nga një shtet tjetër.

- Advertisement -

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se deri më tani ka dyshime për dy shtete, por ende nuk janë të gjitha provat për përcaktuar se cili nga ata është përgjegjësi.

“Skuadra e AKSH-it ka punuar ditë e natë, do të kemi një konferencë edhe me partnerët kur gjithçka të ketë përfunduar. Nuk është një sulm i zhvilluar nga hakerat e zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë ndërmarrje të tilla ndaj shteteve shumë më të madh të fuqishme dhe duke bllokuar sisteme kritike në SHBA për të vendosur gjoba shumë të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtetet, nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej 2 shteteve fortësisht të dyshuara. Kjo është pjesa me delikate e investigimit”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai shtoi se disa media kanë dezinformuar dhe kanë përhapur panik me informacionet e rreme për këtë sulm.

“Roli i disa burimeve të informacionit me krye të Top Channel, një rol i papranueshëm për një shoqëri demokratike të informacioni dhe fjalës së lirë. Nuk e kuptojmë pse Top Channel është anagazhuar në një fushatë dezinformomi masiv qe faktikisht në kushtet kur bëhet fjalë për të dhëna, me bazën e shtetit, krijon panik”, tha ai.

 

LEXIONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?