English

AKEP: Denonconi për internetin e dobët, duhet të kemi ankesa që të veprojmë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetët e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese kanë kërkuar që të mbulohen me internet ne zonat e thella ku ka ose nuk ka akses në internet, ose qytetarët nuk mund ta marrin dot shërbimin per shkak të fuqisë së dobët të internetit.

- Advertisement -

Kreu i komisionit Arben Pëllumbi, tha se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare duhet ta ketë prioritet këtë problematikë, nisur dhe nga vendimi i qeverisë për të ofruar të gjitha shërbimet online.

“Në zonat e thella ose ka probleme me internetin ose nuk ka mbulim. Duhet zgjidhur sepse tashmë shërbimet ofrohen online”, tha Arben Pëllumbi.

Kreu i AKEP kërkoi që vetë qytetarët të denoncojnë këto raste dhe të depozitojnë ankesa.

“Ne kemi të dhënat të mbulimit me internet, por na duhet të kemi ankesa që të shkojmë përpara operatorëve me faktin. Nuk mund ta marrim dot vetë indicien”, tha Tomi Frashëri, kryetari i AKEP.

Sipas të dhënave zyrtare në fund të vitit të shkuar 95.9% e territorit shqiptar ishte i mbuluar me internet, por shumica ofrohet nga operatorët e telefonisë celulare.

Mbulimi i territorit me fibra optike është 56%, Edhe pse në këto nivele, rritja e aksesit në internetin që vjen si shërbim në shtëpi përmes fibrës është me 10 pikë përqindje më shumë se në vitin 2020.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?