English

Akorde për Ukrainën në G7, asetet ruse për rindërtimin e vendit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar liderët e G7-s që pranuan të mbanin të ngrira asetet ruse derisa Moska të paguajë për dëmet e shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës.

- Advertisement -

Akordi ka hapur rrugën për një paketë në formë huaje 46 miliardë euroshe për Kievin, të financuar nga interesat e fituara nga ngrirja e aseteve të bankës qendrore ruse.

Detajet janë në fazë finalizimi, por fondet mund të mbërrijnë në Kiev përpara fundit të vitit.

“Kryesorja për ne është se do të ketë më shumë sisteme mbrojtëse për qytetet tona. Termi “Patriot” është tashmë një fjalë ukrainase. Do të ketë gjithashtu më shumë pajisje dhe furnizime në front. Gjithashtu janë marrë vendimet për përdorimin e aseteve ruse në përfitim të Ukrainës, me G7-n që ka hedhur hapin e parë sa i takon 50 miliardë dollarëve”, tha Zelensky.

Siguria për Ukrainën ishte në krye të agjendës dhe Zelensky e përfundoi ditën e parë të samitit me dy marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë. Ai nënshkroi një akord 10-vjeçar në fushën e sigurisë me presidentin amerikan Joe Biden.

“Sa i takon planit, ai ka hyrë në fuqi tashmë. Ne po diskutojmë me miqtë tanë ukrainas atë çfarë ai duhet të sjellë. Kemi shumë punë për të bërë për të arritur objektivin. Nuk i kemi përcaktuar ende të gjitha detajet, por e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Ukraina kur i jepet materiali i duhur për t’u vetëmbrojtur”, u shpreh Biden.

Zelensky nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me kryeministrin japonez Fumio Kishida, në bazë të të cilës Japonia do të lëvrojë 4.1 miliardë euro për Ukrainën për të financuar ndihmat ushtarake dhe humanitare. Presidenti e cilësoi akordin në fjalë, i pari mes Ukrainës dhe një vendi joanëtar të NATO-s, si “historik”.

Por jo të gjithë në jug të Italisë ishin të lumtur. Në qytezën e Brindizit, grupimi kundër G7-s mbajti një protestë kundër samitit. Dhe ndërsa liderët botërorë u mblodhën për darkë, protestuesit mbajtën atë që e quajtën “Darka e qytetarëve të varfër”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?