Pesë persona humbën jetën në një aksident në Qafë-Muzinë, ditën e sotme.
Një furgon me targa të verdha u përplas me një fuoristradë “Land Rover” dhe më pas përfundoi në një greminë prej disa metrash.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në rrugën Gjirokastër-Sarandë.
Policia konfirmoi se të pesë viktimat ndodheshin në furgon, mes tyre një çift ukrainas. Nga pasagjerët e fugonit mësohet sa ka shpëtuar vetëm një vajzë e cila aktualisht po merr trajtim spitalor.
Në fuoristradën me të cilën është përplasur furgoni ndodheshin tri gra që kanë marrë dëmtime të lehta, dy prej të cilave janë shtetase italiane.
Burime konfirmojnë për Euronews Albania se mes viktimave është dhe shoferi i furgonit.
Sipas INSTAT, në shtatë-mujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve në vendin tonë është 1.050 persona. Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentët rrugore për të njëjtën periudhë kohore është 118.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë. Meta shprehu ngushëllimet për viktimat dhe u bëri apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm kur udhëtojnë.
LEXONI GJITHASHTU: