Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se një 49-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.
Ndëkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.