Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Korçë-Kolonjë, pranë fshatit Dvoran.
Një automjet ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur në një kanal. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime, ndërsa burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se ka qenë prezenca e akullit në rrugë ajo që ka shkaktuar daljen e makinës nga rruga dhe më pas përmbysjen e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mësuesi hero i Ersekës, përshkon çdo ditë 20 km në këmbë për 1 nxënës
- Arratisja e 2 personave nga Policia e Elbasanit, arrestohet 1 efektiv, pezullohen 3