Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
- E rëndë në Tiranë! U paraqit për ndihmë mjekësore në spital, humb jetën 12-vjeçari
- Si u krijua “Xhamadani vija-vija” për Kosovën? Shkurte Fejza u habit kur e dëgjoi…