Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 20:50 në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit.
Sipas informacionit paraprak, një kamion i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi A.T., 51 vjeç.
Si pasojë e goditjes, 51-vjeçari që drejtonte motorin ka humbur jetën në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident në Belsh, automjeti përplas motorin, një i plagosur
- VIDEO| Aksident i rëndë tek Shkëmbi i Kavajës, ambulanca përmbyset mbi asfalt