English

Aksident në Unazën e Madhe, makina përplas gruan që tentoi të kalonte autostradën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, në afërsi të mbikalimit të Saukut, ku një automjet ka përplasur një grua që ka tentuar të kalojë rrugën.

- Advertisement -

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se gruaja është përplasur në tentativë për të kaluar autostradën.

Përplasja ka qenë tepër e fortë duke bërë që gruaja të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

Vlen të theksohet se e plagosura është gjetur shumë metra larg vendit ku ka ndodhur përplasja fillestare.

Ajo ka marrë ndihmën e aprë në vendngjarje dhe më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“Më datë 11.04.2024, në Mjull Bathore, automjeti me drejtues shtetasin R. H. ka aksidentuar shtetasen N. L., 43 vjeçe, këmbësore, e cila është dërguar në spital, për mjekim. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

  1. Gjynah çuni huj se ajo e kërkoi vetë dhe gjynah shoferet që kalojnë tmerre prej njerëzve që skan pikën e përgjegjësisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?