English

Aksidentet, Lleshaj zbret në terren: Niveli i papërgjegjshmërisë në rrugët e vendit mbetet i madh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia Rrugore e ka nisur vitin 2020 me masa të rrepta ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë 24 ditëve të para janë pezulluar mbi 900 leje drejtimi.

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë inspektimi të një patrulle policie në terren, u shpreh se ky vit do të shoqërohet me një fushatë të madhe për forcimin e parametrave të sigurisë rrugore.

Humbja e jetëve në aksidentet rrugore vijon të mbetet një prej problemeve të madha në vend dhe pavarësisht forcimit të ndëshkimeve në Kodin Rrugor, duket se kjo nuk ka sjellë rezultatin e pritshëm.

Lleshaj pranoi gjatë inspektimit se, “niveli i papërgjegjshmërisë në rrugët e vendit mbetet i madh”.

Policia e Shtetit e ka quajtur planin e masave “Tispol 2020” dhe ka si synim shtimin e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, në të gjitha rrugët nacionale dhe në qytetin e Tiranës, qarkullimi i automjeteve monitorohet nga radarë “Trucam” dhe “Petrol”, të kolauduar sipas normave dhe rregullave të vendeve të BE-së.

Edhe në qarqet ku nuk ka radarë, qarkullimi monitorohet nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, e cila ushtron kontrolle të befasishme

Në 24 ditët e para të janarit bëhet e ditur se, janë pezulluar 905 leje drejtimi si dhe janë vendosur 1845 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë. Shkelësit më të mëdhenj janë vërejtur në Tiranë dhe Durrës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?