Aksidentet nga mjetet lundruese, skenë e përsëritur në çdo sezon veror

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Manovrat e pakontrolluara me motorët e ujit apo gomonet, janë një problem i hershëm për pushuesit në Shqipëri, si për ata në det, si për ata në breg.

Gjatë viteve të fundit, aksidentet me këto mjete lundruese janë bërë lajm pothuajse në çdo sezon veror.

Mbi 7000 jet ski apo mjete të tjera më të vogla lundruese kanë leje për të bërë xhiro në det, xhiro e cila jo gjithmonë ka përfunduar mirë.

- Advertisement -

Në vitin 2016, trupi i rusit Denis Kaiumov, u gjet 50 metra larg bregut i masakruar nga helikat e motorit të ujit.

Në korrik të 2019, humbja e kontrollit dhe rrëzimi nga motori i kushtoi jetën një 33-vjeçari në Lalëz.

Gjatë gushtit të vitit 2020, u fol gjatë për vdekjen e 17-vjeçares Enisa Doda që u gjet 700 metra nga bregu i Velipojës. Shoqëruesi i saj në motorin e ujit tha se ajo kishte vdekur pasi ra nga motori ujit.

Ndërsa, në Shëngjin 2 pushues të tjerë u përplasën me shkëmbin dhe u shoqëruan në gjendje të rëndë në spital.

Në fund të korrikut të këtij viti, policia njoftoi se po kryente kontrolle për sigurinë e pushuesve në bredgetin e jugut.

U gjobitën 25 drejtes të mjeteve lundrues që po kryenin manovra të rrezikshme në zonat e ndaluara dhe u sekuestruan 3 jet ski.

Masat u morën pas goditjen me gomone në Jalë në 16 korrik të një çifti që ndodhej në shezlonge, e vetëm 2 ditë më pas të një fëmije në bregun e detit në Vlorë.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kritikuan Kurtin, Kryeziu-opozitës: Deklaratë e dëmshme, dialogun s’e do Vuçiç

Arbëreshë Kryeziu i quajti të dëmshme deklaratat e opozitës në Kosovë, të cilat po fajësojnë kryeministrin Kurti dhe po thonë se ai nuk e...

A ishte paralajmëruar tensioni në veri? Andoni: Është momenti i së vërtetës…

“Nuk është jashtë parashikimeve”, kështu tha gazetari Ben Andoni lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I ftuar në “Review” në Euronews Albania...

Kurti falenderon kryetarin e ngujuar: Po tregon qendresë shembullore për rend e ligj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, çdo ditë merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme...

TË FUNDIT

“Po pengon implementimin e marrëveshjes që firmosi vetë”, Lushaku kritikon Kurtin

Jehona Lushaku ishte këtë të diel e ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth tensioneve të...

“Kryetarin e komunës e ngujuan në zyrë”, Krasniqi ngre pyetjen: A ja vlen përplasja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ngriti këtë të diel disa pikëpyetje në emisionin “Review” sa i takon situatës së krijuar në...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×