English

Aksion kundër lojërave të paligjshme të fatit, 11 të arrestuar në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

11 persona janë arrestuar në Tiranë 2 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim për ushtrim të lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjshme.

- Advertisement -

Gjatë operacionit të koduar “Big Match” u sekuestruan 13 celularë që shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, 224 000 lekë të rinj dhe 2720 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

“Gjatë kontrolleve në këto subjekte janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit A. M., 49 vjeç, A. S., 50 vjeç, D. S., 48 vjeç, F. K., 22 vjeç, H. M., 28 vjeç, I. S., 46 vjeç, K. L., 25 vjeç, Sh. B., 60 vjeç, K. B., 31 vjeç, R. Xh., 36 vjeç, dhe M. D., 21 vjeç. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit F. S., 23 vjeç, dhe L. K., 28 vjeç. Po në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi I. R., 40 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale të ndryshme në Tiranë, të cilat ishin përshtatur për organizimin e lotarive të palejuara, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?