English

Aksion masiv kundër lojërave të fatit, Policia e Shtetit arreston 115 persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese ka vënë në pranga 115 persona, ndërsa 24 janë proceduar në gjendje të lirë, kurse dy të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

- Advertisement -

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili dha detaje për aksioni masiv kundër lojërave të fatit, të shtrirë në tetë qarqe të Shqipërisë.  Më tej Policia bën me dije se gjatë aksionit janë sekuestruar edhe 172 milionë lekë të vjetra.

Puna hetimore e strukturave policore kundër lojërave të faktit ka zgjatur 7 muaj,  ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme u bë e mundur arrestimi i 115 personave, të cilët dyshohet të kenë ushtruar veprimtari të jashtëligjshme me lojërat e fatit.

Gjatë operacionit, i cili u zhvillua në kohën e zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të Europa League, u përfshinë 1540 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Sigurinë Publike, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër.

Të arrestuarit dhe të proceduarit në 8 qarqe

-Në Tiranë janë arrestuar 84 administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizonin lojërat e fatit dhe kishin vënë në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

-Në Korçë janë arrestuar 9 persona dhe 7 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milion lekë të vjetra.

-Në Elbasan janë arrestuar 7 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

-Në Durrës janë arrestuar 5 persona dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë.

-Në Berat janë arrestuar 4 persona, 6 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

-Në Fier janë arrestuar 3 persona dhe 3 janë proceduar në gjendje të lirë.

-Në Shkodër janë arrestuar 3 persona, 3 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milionë lekë të vjetra.

-Në Lezhë janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona.

Në cilësinë e provës materiale, Policia e Shtetit ka sekuestruar 40 kompjutera, 60 DVR, 245 aparate celularësh, një numër të konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë. Ky operacion masiv vijon në qarqet e tjera të vendit, me qëllim evindetimin dhe goditjen e çdo tentative për të ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?