Pas hetimeve disa javore, njësitë e antidrogës në Ferizaj sot kanë realizuar planin taktik “QAFA 2”, ku gjatë bastisjes në Sllakovc të Epërm Gjilan, kanë arrestuar shtetasit sllovakë me iniciale N.H. dhe L.A., të cilët ishin në cilësi të personave ekspertë, duke përpunuar substancat kimike narkotike dhe personin e tretë, pronari i shtëpisë me iniciale S. I., shtetas kosovar.
Të dyshuarit brenda shtëpisë në dy lokacione kanë improvizuar një laborator klandestin me pajisje për përpunim të substancave kimike, duke vendosur aparaturë dhe preparate të nevojshme kimike dhe ishin në proces të përpunimit të prodhimit të drogës sintetike, e dyshuar e llojit metafetaminë.
Në vendngjarje vërehet substancë e lëngët prekusor acid. Sasia mbetet të konfirmohet, një pjesë e përpunuar në formë të ngurtë dhe një pjesë rreth 10 litra në proces ende e lëngët.
Policia ka kryer bastisje edhe në katër lokacione të tjera, përfshirë një dhomë hoteli, një banesë dhe një shtëpi banimi në Prelez të Ferizajt, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.
Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Droga, pajisjet e laboratorit, mjetet ndihmëse dhe një veturë Skoda janë sekuestruar si prova materiale. Rasti vazhdon të hetohet dhe të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kapet 1 ton lëndë narkotike në Kosovë, aksioni më i madh antidrogë që nga paslufta
- Tensionet në veri të Kosovës, Borrell: Aksionet e njëanshme që rrezikojnë stabilitetin, të papranueshme