Policia e Kosovës ka sekuestruar 92 bimë kanabisi gjatë një operacioni anti-drogë në një fshat të Istogut.
Efektivët kanë arrestuar disa persona, të cilët aktualisht po merren në pyetje nga hetuesit policor dhe prokurorja e rastit, si dhe Shkodran Nikqi, zëdhenës i Prokurorisë Themelore ne Pejë.
Prokuroria Themelore në Pejë dhe Departamenti i Krimeve të Rënda zhvilluan sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë.
Gjatë aksionit janë duke u kryer kontrolle në 13 lokacione ku dyshohet se ka parcela me kanabis.
LEXONI GJITHASHTU
- Aksion anti-kanabis në 5 komuna të Kosovës, sekuestrohen armë
- Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE, thotë profesori amerikan
- Haradinaj: Marrëveshja për njohje me Serbinë mund të finalizohet brenda vitit