English

Akti normativ shkon në burgje, 600 të dënuar do vetëizolohen për tre muaj në shtëpinë e tyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka folur rreth aktit të miratuar nga qeveria në forcimin e masave kundër Covid-19 në burgjet shqiptare. Ministrja Gjonaj bëri me dije me anë të një video-mesazhi në “Facebook” se me aktin e qeverisë përfitojnë 600 të dënuar, të cilët do të duhet të qëndrojnë për tre muaj të izoluar në shtëpinë e tyre, sipas rregullave të përcaktuara deri në tejkalimin e situatës së infeksionit të coronavirusit.

- Advertisement -

Me këtë akt janë njohur të gjitha burgjet e vendit dhe hyn sot në fuqi. Ajo theksoi se autoritetet i kanë marrë të gjitha masat në sistemin e burgjeve në Shqipëri, ndërsa shtoi se janë përforcuar edhe shërbimet mjekësore që synojnë parandalimin e virusit.

“Të gjitha ata që vuajnë dënimin në sistemin tonë të burgjeve kanë vemëndjen tonë të posaçme: kujdesin për mbrojten e jetëve të gjithkujt, pavarësisht statusit të tyre. Kemi marrë dhe për ta të gjitha masat e diktuara nga plani i luftës, për mbrojten e shëndetit dhe jetës duke shtuar shërbimet shëndetësore parandaluese. Duke rritur kujdesin mjekësor për personat që vuajnë nga sëmundje kronike”,  theksoi Gjonaj.

E para e ministrisë së Drejtësisë tha se gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohet asnjë takim mes të burgosurve dhe familjarëve, por se komunikimi mes tyre do të vijojë të kryehet vetëm virtualisht.

“Takimet e të dënuarve me famijarët të pezulluara plotësisht deri sa kjo situatë të satabilizohet, tashmë janë zëvendësuar me komunikmet online për mrojtjen e shëndetit të tyre dhe famijarëve të tyre. Dje qeveria mori një masë shumë të rëndësishme dhe plotësisht të arsyeshme në këtë drejtim”, shtoi ajo.

Gjonaj tregoi gjithashtu kategoritë e të burgosurve që përfitojnë nga akti normativ i miratuar prej qeverisë.

“Miratuam aktin normativ për lirmin me qëndrim të përkohshëm të të dënuarve me rrezikshmëri të ulët dhe që vuajnë nga një sëmudje që krijon terren ndaj virusit COVID-19. Do të karantinohen në shtëpi personat e dënuar që nga data e hyrjes në burg dhe që u ka mbetur deri në 3 vjet burgim, ata që nga data e hyrjes ju ka mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60 vjeç dhe që vujanë nga ndonjë sëmundje kronike. Të dyja kategoritë përftojnë vetëm nëse nuk kanë kryer krime të rënëda, pjesëmarrje në organizata apo grupe kriminale”,  u shpreh Gjonaj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?